Fax News raporton se Gjykata Tiranës ka lënë në burg Elvira Lanin, e akuzuar për mashtrim. 42-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar persona të ndryshëm, duke përvetësuar sende me vlerë dhe bizhutere që kapin vlera të konsiderueshme monetare.
Lani ka mohuar akuzat përballë togave të zeza, duke u shprehur se personave që u ka marrë sendet me vlerë ka pasur njohje.
42-vjeccarja është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2017 ajo është arrestuar po për mashtrim. Mësohet se Lani është liruar disa kohë më parë me kusht.