Prej viti 2016 rreth 1100 fermerë në Belsh nuk kanë marrë pagat e tyre nga firma aksionere greke “Mika Korça”e cila u ka mbledhur prodhimin e duhanit duke mos i paguar ata në moment. Disa fermerë kanë dalë sot para mediave duke i bërë thirrje institucioneve të larta shtetërore që tu japë një zgjidhje, pasi janë në kushte të vështira ekonomike.
Fermerët kanë rreth 4 vjet që nuk marrin asnjë lekë nga firma greke, e cila pretendon se ka falimentuar dhe nuk ka para për ti paguar. Sipas tyre shifra që ka kjo firmë për të paguar ndaj 1100 fermerëve është rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra. Fermerët theksojnë se nëse situatës nuk i jepet një zgjidhje, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestat deri në grevë urie.
“Këtu në zonë tonë, si zonë bujqësore tradicionale , por shqetësimi jonë kryesor është në vitin 2015- 2016, kemi dorëzuar prodhimin e duhanit tek firma “Mika Korça” që është një firmë aksionere me shtetin shqiptar në raportin 37.8 përqind me rreth 60 përqind pjesa tjetër firma akionere. Tani kemi nga viti 2016 deri sot nuk janë marrë lekët, janë rreth 1100 fermerë që kanë rreth 1 .4 miliardë lekë të vjetra. Kemi kaq vite që kërkojmë, kemi dërguar letra, pedicione, kemi marrë kontakte me institucionet Shqiptare, nuk ka zgjidhje. Firma “Mika Korça” vazhdon aktivitetin e vetë në Korçë, kurse neve kemi ngelur pa para.”– tha një fermer.
Gazetarët: Përse nuk i keni marrë paratë, keni arsye?
Neve nuk i kemi marrë paratë për arsyen se gjoja Mika Korça ka falimentuar edhe nuk ka aktivitet, por nëse sheh ekstraktin e “Mika Korça” është aktive. Tani neve i bëjmë një pyetje shtetit Shqiptar, Kryeministrit , Ministrisë së Financave të gjitha institucioneve. Kur neve jemi pjestar, shteti është pjestarë aksionere me firmën Mika Korçën, atëherë a nuk duhet të interesohet për të gjithë këta fermerë që kanë 5 vjet pa marrë lekët? E dyta, edhe sikur të mos ishte shoqëri aksionere në shtetin shqiptarë, ka për detyrë çdo institucion të mbulojë problematikat që ka komunitetit.
A keni ndjekur ndonjë rrugë ligjore, për zgjidhjen e kësaj çështje?
Rruga ligjore jemi drejtuar avokatit të popullit, na ka orientuar dhe kemi hapur procese gjyqësore individuale. Kemi fituar procese gjyqësore, por ndërkohë që qëndrojmë me vendime gjykate në dorë kur vjen fundi, neve na interesojnë të kemi lekët në xhepat tona.
Çfarë masash do të merrni nëse vijoj kjo situatë?
Situata jonë sa vjen edhe përkeqësohet edhe kompanitë që janë sot në punë këtu, ato nuk po operojnë ashtu siç duhet ligjërisht njëqindpërqind. Tani mendimi i fermerëve neve do të përshkallëzojmë protestat deri në grevë urie, ky është lajmi i fundit.
(E.G/Faxweb.al)