Klajdi Haruni është një ndër personazhet më të dashur për publikun.
Ai është treguar gjithmonë hermetik përsa i përket jetës personale, por së fundmi ka thyer “rregullin” dhe ka zbuluar se ka dikë në krahë.
Pak orë më parë, këngëtari i “Threedots” ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah personit të zemrës dhe ku shihen duke shijuar bukuritë e natyrës.
Fotoja është shkrepur nga larg saqë është e pamundur të dallosh kush është vajza që i ka rëmbyer zemrën.