Një agjent i anti-drogës në Policinë e Shtetit, ka humbur jetën nga koronavirusi. Mapo mëson se agjenti që përdorej dhe si i infiltruar nuk e ka fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Në radhët e Policisë së Shtetit ai cilësohej si një ndër oficerët më të aftë. Përhapja e COVID-19 ka arritur nivele shqetësuese në vendin tonë.
Sot Policia e Shtetit njoftoi se COVID-19 ka prekur edhe drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu.
Ai është karantinuar dhe ndodhet në banesën e tij ku po merr mjekim. Në vend të Veliut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit komandohet Albert Dervishaj.
Që prej fillimit të pandemisë janë prekur me Covid 19, 699 efektivë, ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 16 efektivë. Nga policët e prekur 5 prej tyre vijojnë që të marrin trajtim spitalor për shkak se gjendja nuk ka qenë e mirë.
(E.K/Faxweb.al)