SPAK ka marrë në pyetje Klevis Allën një nga personat që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në Durrës.
Seanca për marrjen në pyetje të Allës dje nga prokurorët që po drejtojnë hetimet e vrásjes së dyfishtë konsiston në ballafaqimin e rezultateve të deritanishme me dëshmine e Allës, i cili ka marrë statusin e bashkëpunetorit të drejtësisë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se i riu është pyetur nga prokurori i çështjes për rreth 2 orë në lidhje me vrásjet e dyfishta.
Dëshmia e tij hodhi dritë mbi dy vrásjet e dyfishta të ndodhura në Durrës në Mars dhe Prill në Nishtull të Durrësit. Pas dëshmisë së Allës policia shpalli në kërkim Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin, të dyshuar si të përfshirë në të dyja këto ngjarje. (E.K/Faxweb.al)