06:38 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjithmonë paguan shefi”, Bledian Koka zbulon rregullin e Kasem Hysenbelli dhe shpreh dhimbje për humbjen e parakohshme: Sot zemra ime qan…

13:56 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjithmonë paguan shefi”, Bledian Koka zbulon rregullin e Kasem Hysenbelli dhe shpreh dhimbje për humbjen e parakohshme: Sot zemra ime qan…

Humbja e parakohshme nga jeta si pasojë e koronavirusit e Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliut ka trishtuar botën e medias, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe këdo që i hapi derën për të hyrë në rrugën e gazetarisë.

Një prej bashkëpunëtorëve dhe themeluesve të televizionit, Bledian Koka rrëfen se njohja me të nisi falë një miku të përbashkët dhe Hysenbelliu gjeti mundësinë të hapte një vend pune për të për të vijuar bashkëpunim disa vjeçar. Koka shpreh mirënjohje për gjithçka ka mësuar nga Kasem Hysenbelliu, i cili i donte të gjithë dhe në tavolinë me të, funksiononte rregulli “Gjithmonë paguan shefi”.

Bledian Koka:  Do të doja të kisha ardhur tek Faxi për çdo gjë në këtë botë, edhe për një rikthim të dytë pas një shkëputje gati 2 vjet më parë, por kurrë nuk do e kisha menduar për të folur për largimin, nuk di si t’ia vë emrin kësaj gjëje. Zakonisht përdorim shprehjet, njeriu iku pa radhë, njeriu që e deshi Zoti fort, mori më të mirin për veten, Kasemi meritonte të gjitha këto.

E shoh në ekran dhe kujtoj të gjitha momentet që jeta më ka barazuar me Kasemin. Ne të gjithë sot të tregojmë eksperiencat tona qoftë si drejtues i mediave para Faxit, një njeri inovator që kishte raport me median krejt të habitshme. Media është fushë specifike, duhet ta duash shumë, ta kuptosh shumë.

Kasemi ishte i veçantë. Kam 2 momente shumë të rëndësishme të jetës sime profesionale, të cilat, ndoshta nuk ia kam thënë ndonjëherë faleminderit por do ti ndaj me publikun si një mirënjohje të pakufijshme. Moment i parë ka qenë në vitin 2013 kur punoja në një media tjetër dhe për shkak të disa mosmarrëveshjeve, mu desh të largohesha dhe kisha dëshirë shumë të madhe që të isha pjesë e News24 edhe pse aty ishte një mik im i ngushtë dhe më pas vijuam bashkëpunimin në Fax News, Enton Abilekaj. I them që dua patjetër të vij tek Newsi sepse më pëlqen sfida dhe koha e menaxhimit të Kasemit. Ka qenë moment i artë dhe moment i menaxhimit të zotit Hysenbelliu nga viti 2010 deri në 2017, pra një 7 vjeçar mjaft i shëndetshëm për shkak të menaxhimit që njeriu Kasem kishte për lirinë e medias.

Abilekaj më krijoi mundësi takimi me Kasemin dhe siç e dinin të gjithë ishte bukëdhënë dhe i donte të gjithë, kishte gjithmonë për të dhënë dhe kishte rregullin “Gjithmonë paguan shefi”.

I thashë dua të vij tek News24 dhe për shkak të një vlerësimi, hapi një vend që nuk kishte. Kalova një 4 vjecar, një kërcim në karrierën time dhe i jam mirënjohës njeriut Kasem dhe jam i sigurt që po ta pyesnim nuk do bëhej pishman.

Në 2017 në verë, më takon dhe më thotë që do të hap një televizion të ri informative. Kishim dyshimet tona dhe pranuam me një kusht për të bërë një televizion të pavarur. Shumë media mund të thonë se janë të pavarur, por më besoni që Fax News u ngrit dhe funksionon tani ajo që kemi ideuar. Unë dhe Abilekaj mund të kishim dëshirën për të bërë media të pavarur, por për ta bërë këtë duhet të ishte dikush që do të fuste paratë e të mbante presionet. Le ti themi disa gjëra, media Fax buron nga reklamat.

Sot jam këtu për ti thënë një faleminderit të madhe, sot zemra ime qan.

Etiketa: bledian kokaKasem Hysenbelli
Pas

Rama niset për në SHBA: S’do lemë gur pa luajtur, që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri

Para

‘Drejtor, s’të them dot lamtumirë’, Klodiana Lala për Kasem Hysenbelliun: Kur isha shtatzënë me vajzën e dytë më tha, ik bëj djalin dhe vendin e ke aty…

Para
‘Drejtor, s’të them dot lamtumirë’, Klodiana Lala për Kasem Hysenbelliun: Kur isha shtatzënë me vajzën e dytë më tha, ik bëj djalin dhe vendin e ke aty…

‘Drejtor, s’të them dot lamtumirë’, Klodiana Lala për Kasem Hysenbelliun: Kur isha shtatzënë me vajzën e dytë më tha, ik bëj djalin dhe vendin e ke aty...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.