07:22 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kasem Hysenbelliu e drejtoi kameran aty ku të tjerët nuk guxonin!”, Lutfi Dervishi: Fax News ishte i vetmi ekran…

16:03 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kasem Hysenbelliu e drejtoi kameran aty ku të tjerët nuk guxonin!”, Lutfi Dervishi: Fax News ishte i vetmi ekran…

Ndarja nga jeta e presidentit të Fax News Kasem Hysenbelliu ka sjellë një lumë reagimesh në rrjetet sociale, për njeriun e mirë dhe për bashkëpunëtorin e dhjetra gazetarëve dhe njerëzve të medias. Gazetari Lutfi Dervishi shprehet se nën drejtimin e Kasem Hysenbelliut, Fax News arriti të drejtonte kameran aty ku të tjerët nuk guxonin.

“Fax news hyri në tregun mediatik të tejmbushur me lajme 24 orë, me shumë pak mundësi dhe ndoshta fare pa mbështetje. Hyri ne treg sepse Kasem Hysenbelliu e drejtoi kameran aty ku të tjerët nuk guxonin! Për muaj të tërë Fax News ishte i vetmi ekran që u bë zëri atyre që kudo i gjetën portat e mbyllura! Humbje e madhe për familjen, miqtë dhe ata që patën fatin të punonin me të!”, shkruan Dervishi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Presidenti i Fax News u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë, duke mbrojtur disa nga kauzat qytetare, me transmetimin maratonë të protestës së Astirit, dhe kauzës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Me humorin, batutat, me dorën e shtrirë ndaj çdo punonjësi, presidenti i Fax News kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Të gjendur të pafjalë nga kjo humbje e jashtëzakonshme, Fax News dhe Faxweb.al do të vazhdojnë misionin e lënë përgjysmë nga presidenti, për t’iu gjendur çdo qytetari, çdo kauze, e për të qenë një pasuri në dorën e çdo shikuesi dhe lexuesi të medias sonë.

Etiketa: Kasem Hysenbellilutfi dervishi
Pas

‘Humbëm një mik të mirë’, Biznes Albania reagon për ndarjen nga jeta të presidentit të ‘Fax News’

Para

Tjetër rekord i zi nga Covidi/ 19 viktima dhe 846 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Para
Tre viktima nga koronavirusi, shifra ‘të frikshme’ të rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Tjetër rekord i zi nga Covidi/ 19 viktima dhe 846 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.