14:10 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dita e katërt e protestës/ Blindohet sërish kryeministria, fillon grumbullimi i qytetarëve (VIDEO-LIVE)

18:26 | 12/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita e katërt e protestës/ Blindohet sërish kryeministria, fillon grumbullimi i qytetarëve (VIDEO-LIVE)

Në ditën e katërt të protestës forca të shumta të policisë janë parë në kryeqytet, ndërkohë që ka filluar edhe grumbullimi i qytetarëve.

Siç raportohet nga gazetarët në terren, institucioni i kryeministrisë është blinduar nga forca të shumta të policisë së Rendit dhe Shqiponja.

Aktualisht situata është e qetë pranë kryeministrisë dhe protestuesit janë më të pakët në numër krahasuar me një ditë më parë.

Kujtojmë se ditët e fundit protesta të dhunshme kanë përfshirë kryeqytetin dhe disa qytetet në mbarë vendin, si shprehje e revoltës ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Protestat janë shoqëruar me konfrontime fizike, ndërmjet policisë dhe protestuesve, ndërkohë që këto të fundit kanë bërë thirrje vazhdimisht për “Drejtësi për Klodianin”.

Pas protestës së parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen pas ngjarjes të rëndë. Gjithashtu numri 1 i qeverisë deklaroi se vrasja e 25-vjeçarit është një episod i shkëputur dhe nuk paraqet frymën e Policisë së Shtetit.

Por mesa duket as dorëheqja e ministrit nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët po vijojnë të organizojnë tubime të njëpasnjëshme, dhe kësaj here ata kërkojnë largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, kërkesë të cilën kryeministri Rama e ka refuzuar kategorikisht.

Protesta e njëpasnjëshme vijnë si produkt i ngjarjes së rëndë të mesnatës së ditës së martë, ku një efektiv policie qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme.

Pas

“Në shesh ka edhe protestues të droguar”, Sandër Lleshaj flet pas dorëheqjes: Te familja Rasha do shkoj të pi një kafe!

Para

Balla tha se djegia e selisë së PS-së është porositur nga Tirana, vjen përgjigja e PD-së: Policia ishte inekzistente, dhuna i shërben Ramës

Para
Foto/ Djegia e selisë në Shkodër u organizua nga policët e PS, Berisha bën publik emrat, ja kush qëndron pas

Balla tha se djegia e selisë së PS-së është porositur nga Tirana, vjen përgjigja e PD-së: Policia ishte inekzistente, dhuna i shërben Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje mes Tatimeve dhe DPSHTRR, masë sigurie për makinat e atyre që nuk paguajnë taksat

Berisha: Rama i ka dorëzuar Suel Çelës edhe Korçën, Besa Spaho është kandidate e tij atje

Berisha: Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre

Berisha: Për PD vota është sekret. Rama ka shkelmuar votën e diasporës, e njerëzve që votonin për herë të pa

Gjyqi i Sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqja gjatë seancës në GJKKO: Sipas parimit të gjësë së gjykuar jam i pafajshëm! SPAK s’më dha vendimin e ish-Krimeve të Rënda

Forca Ajrore e angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”

Faton Peci reagon pas intervistimit dhe bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë

Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

Gaza, vritet 11-vjeçarja/ Aktivistja më e re, punonte për shpërndarjen e ndihmave

I nxehti pritet të thyejë sërish rekord në 5 vitet e ardhshme, ekspertët japin alarmin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.