E ndërsa “Stresi” pas vrásjes së Klodjan Rashës nga një èfèktiv pòlicie, tha se ishte ai që i òrgánizoi protèstát në Tiranë dhe rrethe në mbështetje të kauzës për drejtësi ndaj 25-vjeçarit, rivali i tij në llojin e muzikës ku ata garojnë, “Noizy,” bëhet protagonist edhe ai, por me një zgjedhje tjetër.
Reperi “Noizy” tregoi sot takimin me familjen e të ndjèrit Klodian Rasha.
Ai tha se shkoi për t’i ngushëlluar bashkë me të atin, duke iu shprehur hapur edhe mbështetjen për ndihmë financiare, gjë të cilën, familjarët e Rashës nuk e kishin pranuar.
“Më thanë faleminderit shumë për iniciativën, që erdhe deri këtu dhe i solle këto të ardhura, por ne do i çojmë direkt për bamirësi”, – tha Noizy, teksa ishte pjesë e “Ftesë në 5”.
“Aty u ndjeva më mirë në fakt dhe kuptova që kishin edhe dy djem të tjerë”.
“Ishin të zotët e vetes shkurt e shqip. Ishin njerëz fisnikë e me nderin e lartë dhe sinqerisht më vjen shumë keq që u ka ndodh ajo lloj fátkèqësie”, – u shpreh ndër të tjera “Noizy”.