15:16 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kisha përshtypjen se po hyja në arkivol”, Janullatosi rrëfen eksperiencën e vështirë me Covid: Kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por…

09:24 | 20/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kisha përshtypjen se po hyja në arkivol”, Janullatosi rrëfen eksperiencën e vështirë me Covid: Kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por…

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, ka rrëfyer betejën e tij me koronavirusin pasi kaloi 12 ditë në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë.

Në një intervistë për mediat greke, Janullatosi rrëfeu se nuk ndjeu vetëm frikë, por shqetësim që nuk e kishte provuar më parë dhe kishte momente që i dukej sikur kishte hyrë në arkivol.

“Nuk ndjeva frikë, vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol. Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time.

Ata që vënë në dyshim faktet tronditëse të pandemisë me sa duket janë prekur nga një tjetër sëmundje serioze, të identifikuar me thënien e lashtë: “ Nuk më bind dhe nëse më bind”. Debati publik duhet të jetë krijues, ai kërkon njohuri serioze, përgjegjësi dhe maturi. Polarizimi është një formë e majisjes dhe prishjes. Unë e kuptoj zemërimin, por ne duhet të shmangim dëshpërimin.

Pështjellimi i shkaktuar nga pandemia duhet të merret seriozisht, me një frymë kritike, solidaritet, besim dhe shpresë.Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Duke theksuar nevojën për drejtësi sociale, respekt për çdo qënie njerëzore dhe kujdes për ata që vuajnë si dhe të dobëtit. Sigurisht që unë do ta bëj vaksinën sipas udhëzimeve të mjekëve të mi”, tha Janullatos.

Ndërsa u pyet se si ndikoi pandemia në Kishë, Janullatos u shpreh:

“Kisha Orthodhokse ka shmangur përpjekjet për të ndikuar kërkimet shkencore dhe nuk pozicionohet për çdo arritje shkencore që shfaqet. Shkenca dhe Kisha janë të dyja shprehje lavdërimi për Atë që është e vërteta. Nuk mendoj se ekziston një përplasje midis dogmës dhe shëndetit publik”.

(A.M/Faxweb.al)

Pas

Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, artistja e demaskon publikisht

Para

“Edhe pse kishte krahun e lënduar, ia përthyenin më keq”, Ergys Mërtiri shpjegon çfarë ndodhi në rrugë para se të shoqërohej në polici (E gjithë ngjarja që u fshi nga efektivët)

Para
“Edhe pse kishte krahun e lënduar, ia përthyenin më keq”, Ergys Mërtiri shpjegon çfarë ndodhi në rrugë para se të shoqërohej në polici (E gjithë ngjarja që u fshi nga efektivët)

“Edhe pse kishte krahun e lënduar, ia përthyenin më keq”, Ergys Mërtiri shpjegon çfarë ndodhi në rrugë para se të shoqërohej në polici (E gjithë ngjarja që u fshi nga efektivët)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përkeqësohet situata në Gaza, gazetarët kërkojnë evakuimin nga enklava

Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 22-vjeçari

Erdogan thirrje Perëndimit për Gazën: Bashkohuni në anën e njerëzimit

Operacioni i FBI-s britanike, dy kapitenëve ukrainas u dështon trafiku i shqiptarëve me jaht nga Franca në Angli

Pagesë me këste për debitorët e energjisë deri në dhjetor 2023, OSHEE: Kush paguan shumën menjëherë, i falet kamatvonesa

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Vdes kushërira e Princit William dhe Harry-t, mbesa e Princeshës Diana gjendet pa jetë në banesën e saj, ja çfarë dyshohet

Zhvillohet faza e tretë për përzgjedhjen e kreut të BKH-së, SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës

Merkato e Napolit, dy objektivat e kampionëve të Italisë

Vetëm makina elektrike nga 2030? Plani i BE, CDU përplaset me Von der Leyen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.