14:11 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘A keni parë ju një hartë të kufirit me Greqinë’, përgjigjet Rama: Nuk ka marrëveshje mes nesh (Po pse nuk është njoftuar presidenti)

11:32 | 29/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ilir, mos e mërzit Elisën”, Rama thumbon sërish Metën: Kur të dekorosh Skënderbeun, s’ke ku e dorëzon medaljen. Sa për Monën, i bie medalja e…

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar prerë se nuk është arritur një marrëveshje me Greqinë, për çështjen e detit, dhe për këtë shkak do ti drejtohemi gjykatës ndërkombëtare të Hagës.

Rama tha se Greqia nuk mund ta ushtrojë të drejtën e saj për zgjerimin me 12 milje në kufirin me Shqipërinë, për shkak se mes dy vendeve ka një distancë më të vogël se 24 milje. Ndërkohë që Rama nuk sqaroi se pse lidhur me dështimin e një marrëveshje nuk është njoftuar ende kreu i shtetit.

Keni parë ndonjë hartë që iu buron siguria që zgjerimi me 12 milje i Greqisë nuk e prek zonën e kontestuar mes dy vendeve?

Rama: Tani unë nuk di si ta shpjegoj, por po përpiqem dhe njëherë, nuk është e nevojshme që të shohësh asnjë hartë, pasi e përsëris, 12 miljet janë sipas konventës ndërkombëtare të detit që ushtrohet aty ku është mundësia. Nuk ekzistojnë 24 milje mes nesh dhe Greqisë, pikërisht pse nuk ka çështja zgjidhet me marrëveshje apo përmes gjykatës. 

Hartat që dalin janë fantazira, ato që dalin me vizore dhe ndajnë kufirin deri në Shëngjin janë tollovira, nuk ekzistojnë. Ka një të drejtë që Shqipëria e ka ushtruar që në 1990 dhe është shtrirë deri aty ku është e mundur. Nuk ka marrëveshje mes nesh, në pjesën mes nesh dhe tyre nuk është e mundur shtrirja me 12 milje, dhe për këtë shkak do shkojmë në Gjykatë.

Gjatë ditës së djeshme presidenti Meta, bëri reagimin e parë publik, ku tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar nga ana e qeverisë për dështimin e marrëveshjes mes dy vendeve, në mënyrë që të shkrihet dhe grupi negociator.

“Deri në këto momente, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare. Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijoj të ushtroj me përgjegjësinë maksimale shtetërore dhe kushtetuese detyrat e mia dhe se nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Sipas traditës së vendosur, pasi të vihem në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje”, deklaroi dje Meta.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Kollitet dikush në Athinë dhe këtu plas rrufa”, Rama flet për akuzat në lidhje me detin: Ata që i fryjnë këtij zjarri shfrytëzojnë rastin për të krijuar sebep për sherr

Para

Një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, që merr vendime të drejta? Rama: Unë nuk jam si baba Xhikja që i vë vija të kuqe

Para
Një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, që merr vendime të drejta? Rama: Unë nuk jam si baba Xhikja që i vë vija të kuqe

Një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, që merr vendime të drejta? Rama: Unë nuk jam si baba Xhikja që i vë vija të kuqe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Zjarret në vend! Ministri Hoxha bën bilancin: U përballëm me 59 vatra të mëdha në rang republike. 21 persona në pranga. Të ashpërsohet dënimi për…

Vrau tre shqiptarë dhe plagosi disa të tjerë në Prizren, Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Kultivonte kanabis në Mnelë, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim një minoren bashkëpunëtor

Korçë/ Matrikulloi 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia së bashku me 4 veterinerë, arrestohet tregtari

Reagim zyrtar i Partisë Demokratike Sarandë për dhënien e 60 hektarëve tokë në Nivicë: “Jemi kundër rrëmbimit të pronave, mbështesim banorët”

“Shumë i zhgënjyer”- Trump i frustruar pas bisedave me Putinin dhe Netanyahun

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’ se nuk është aktiv në politikë (DOKUMENTI)

VIDEO/ Incident tronditës në Arabinë Saudite, plagosen 23 persona pasi pajisja-lodër ndahet në dy pjesë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.