Pas mbërritjes së tij te Milani pak më shumë se një vit më parë, mbase as Stefano Pioli nuk mund të kishte pritur të ndërtonte një ekip kaq fitues. Trajneri kuqezi flet për Sky Sport 24 dhe flet për një 2020 të mbyllur me vendin e parë në renditje:
“Për fat të mirë nuk është një përrallë por është realitet. Më pëlqen shumë muzika, një këngë është publikuar këtë periudhë nga Negramaro, “Kontakte” dhe ka një frazë që thotë “jeta që dua është e gjitha këtu, miqtë që doja pikërisht kështu, ky është pak nga momenti im. Nëse Milani do të ishte një grua, do të ishte gruaja ime. Jam i martuar me gruan time prej 32 vitesh”.
Pioli prek gjithashtu tema private: “Me përvojën që kam jetuar në Firence (vdekja e Davide Astorit) dhe me humbjen e babait tim vitin e kaluar, mendoj se kam edhe dy engjëj mbrojtës. Mendoj se në të gjitha këto rezultate dhe në këtë sezon të bukur edhe ata janë pjesë e tij”.