Një adoleshet është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës pasi është konstatuar nga një patrullë policie i gjakosur. Dyshohet se i riu të jetë rreth 15 -vjeç, i cili ka shkuar i gjakosur në sptial, pasi është goditur me mjete të forta, ku dyshohet të jetë goditur me kaçavidë. Sipas informacioneve, koflikti mendohet të ketë ndodhur në Lungomare.
Burimet për “Faxnews” bëjnë të ditur se 15-vjeçari është gjetur përtokë, ku dyshohet se është goditur në afërsi të qafës, më pas ai është dërguar nga policia në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.