Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka qenë i ftuar në Fax News, ku ka komentuar largimin e Nasip Naços nga kjo forcë politike, për t’iu bashkuar PS-së në qarkun e Beratit. Vasili tha se me lajmin është njohur nga mediat, dhe sipas tij Naço i është bashkuar klubit të inceneratorëve, që vjedhin para publike.
Sa i takon një videoje ku Edi Rama dhe Lefter Koka ftonin Naçon që tiu bashkohej atyre dhe të largohej nga LSI, Vasili tha se kjo është e gjitha një histori hájdutësh.
“Është një lajm pa asnjë vlerë dhe asnjë rëndësi, si çdo gjë që funksionon nën dhe dhe për interesa të pista, videoja që pashë më bëri shumë që të qesh, ky është një klub banditësh që grabisin paratë dhe ndajnë këto interesat e vogla. Ca hájdutë votash dhe ca hájdutë parash, nuk kanë shumë ndryshim. Ua them shumë seriozisht që nuk kam parë asnjëherë një frymë të tillë, impulse të reja që duan të shprehen dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes në LSI”, u shpreh Vasili.
Nënkryetari i LSI-së tha më tej se LSI është në ditët e saj më të mira, dhe kushdo që do të bashkohet me vjedhësit, është i lirë që të largohet nga partia.
“Ju thashë që ka një LSI që po përjeton ditë të jashtëzakonshme të saj, le ta lëmë klubin e inceneratorëve që të jenë në punën e tyre, dhe të shpresojmë që do të vendosen përpara drejtësisë nesër. Këto miliona qe vidhen nuk kanë mundur që tiu jepen shqiptarëve për pandeminë”, tha më tej Vasili.
(E.K/Faxweb.al)