Kryeministri Edi Rama është pritur në Turqi nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në kompleksin rezidencial me një ceremoni të gjatë pasi mbërriti i shoqëruar nga një eskortë me limuzinë dhe kuaj. Në takimin e tij me Erdogan, mungoi shkëmbimi i duarve për shkak të masave të koronavirusit.
Gjatë ceremonisë së pritjes, vihet re se Rama ka mbërritur në Turqi i shoqëruar nga disa ministra, të cilët janë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Kulturës Elva Margariti; ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Në këtë vizitë dyditore të kreut të qeverisë, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, të cilat i paralajmëroi vetë pak më herët, por mbetet e paqartë se për çfarë bëhet fjalë. (A.M/Faxweb.al)