Biznesmeni i njohur në fushën e agro-industrisë, Petrit Ago, i cili njëherësh ka drejtuar për disa vite drejtorinë e doganave dhe tatimeve tregon përvojën e tij me Covid 19.
Në një postim në rrjetet sociale ai tregon se në datën 9 Dhjetor kur njerëzit e uronin për ditëlindjen e tij, luftonte për jetën në shtratin e spitalit, ndërsa falenderon të gjithë miqtë e tij për urimet që i kanë bërë.
“Te nderuar zonja e zoterinj! Ju kerkoj ndjese per mungesen e falenderimit nga ana ime, per mesazhet e shumta qe me keni derguar me rastin e ditelindjes, por pikerisht ne momentet kur akrepat afronin 00:00 te dt 9.12.2020 per shkak te virusit Covid, luftoja për jete a vdêkje, por sot pasi kam kam dale nga spitali, e ndjej obligim T’iu falenderoj nga zemra per respektin dhe kurajon qe me keni dhene ne ato dite te veshtira. Mirenjohje nga zemra. Gezuar 2021, shendet e mbaresi. Petrit Ago”, shkruan Ago në postimin e tij në rrjetet sociale.