Kryetari i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar Dashamir Shehi në një intervistë për FaxNews ka folur mbi mënyrën se si do të futen në zgjedhje, zonat të cilat pretendon të kandidojë dhe sa i ka arritur pritshëmëritë Basha.
Shehu shprehu besimin e plotë që do të ketë një fitore të madhe për të ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri.
Ndër të tjera tha se duhet të zbresim në politikën reale e cila ka të bëjë pikërisht me mënyrën se si do të dalim nga kriza. Ai tha që do të kandidojë për Tiranën .
Intervista e plotë:
Jemi këtu me Kryetari e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë z.Dashamir Shehu. Z.Shehu dimë që keni pasur një takim me z.Lulzim Basha, ku janë bisedmiet e partisë tuaj për mënyrën se si do të futeni në zgjedhje, në çfarë faze janë bisedimet?
Shehi: Nuk kemi pasur me Bashën, po me sekretaren e përgjithshme dhe me disa drejtues të tjerë, këto janë takime paraprake, përgatitore, por ditët që do të vijnë besoj nga java tjetër do mbyllet formula definitive, përfundimtare e koalicioneve, ku do jemi, cila zona do të marrim përsipër, kshuqë jemi në një pikë, në një rrugë të mbarë, gjykojmë brenda pak ditëve do të mbyllet kjo formulë, do të dalë edhe programi edhe do të fillojë fushata, fushata normale domethënë.
Normale jemi në një vit anormal edhe për çështje pandemie edhe për çështje të tjera, por jemi në një periudhë në një palë zgjedhje anormale përsa i përket qeverisjes së këtyre viteve të fundit.
Pse ose po hymë në zgjedhje duke qenë të gjitha bashkitë e Shqipërisë në duart e partisë socialiste në mënyrë abuzive duke qenë se pothuajse të gjithë institucionet që s’kanë qenë herët e tjera.
E megjithatë duke e ditur dëmin që i është bërë Shqipërisë nga kjo qeverisje kemi besimin e plotë absolut që do të korrim një fitore, një fitore të madhe për të ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri edhe për ti hap rrugën një rindërtimi të shtetit shqiptarë, të shtetit edhe të ekonomisë shqiptare.
Aleatët e Partisë Demokratike i vunë deri diku një afat Partisë Demokratike për të zgjidhur sa më shpejtë mënyrën edhe formën se si do të futeni në zgjedhje. Sa i ka arritur pritshëmritë e juaja Basha?
Shehi: Me vendimet që do të merren javën që vjen jemi në rregull. Pse? Jemi tre muaj para zgjedhjeve, 3 muaj e gjysëm ka kohë të mjaftueshme për të përcjell tezat e mëdhaja politike.
Njëkohësisht ka edhe kohë të mjaftueshme ligjore se kush ka ide për t’i hyrë vetëm zgjedhjeve t’i bëj regjistrimet e partisë, t’i bëj, domethënë jemi akoma në kohë për të marrë vendime shumë serioze dhe ndërkohë që do merren javën që vjen.
Kjo pjesa e debatit e thashethemnajës kush është, si do jetë, një listë, dy lista, kush është në listë, kush do jetë në krye të listës të cilat kanë shumë rëndësi, por ama rëndësia më e madhe kryesore është beteja me kundërshtarin që kemi përballë. Domethënë të hiqet kjo pjesë e thashethemit politikë dhe të zbresimi në politikën reale.
Politika reale është propozimi konkret i projektit politik, që është programi me të cilin do të hyhet në zgjedhje, detajimi çfarë do të bëhet për shtetin e ri Shqiptarë, si do të dalim nga kriza ekonomike. Këto do të jenë dy temat e mëdha që do të kenë këto zgjedhje dhe çfarë do të bëhet për krizat specifike që janë në kurriz të shqiptarëve që janë shtesë kto: janë pandemia dhe tërmeti domethënë kemi dy kriza të mëdha që janë strukturale për shtetin Shqiptarë për ekonominë shqiptare, biles edhe për shoqërinë shqiptare po bëhen të tilla, saqë në qofte se nuk do të duhet të ndërhyjmë tani do të jetë shumë vonë nesër, pasnesër.
Besoj e keni dëgjuar edhe tezën e Bashës që Edi Rama po zbraz Shqipërinë, kjo është si puna e ngrohjes globale, ditën që ngrohet kjo punë, s’ka gjë që e ftohë më ktë planet edhe kjo punë ditën që zbrazet Shqipëria si do ta mbushim prap.
Kshu që gjykojmë që jemi akoma në kohë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë hemorogji na duhet një shtet i ndryshëm, që t’i trajtojë shqiptarët, shteti domethënë të jetë baba shteti shqiptar jo të jetë njerk. Njerku i njeh fëmijët e vet, biles edhe njerku modern sot nuk i rreh më.
Siç thotë populli: Ne duam një shtet që të jetë babi i shqiptarëve, jo njerku i shqiptarëve siç është Edi Rama. Duam një ekonomi që ti japin punë, bukë edhe dinjitet shqiptarëve. Ditën që mendon t’i japi lëmosh kur i teket Edi Ramës, sigurisht jo të gjithë e pranojnë lëmoshën, marrin valixhet edhe ikun.
Përsa i përket zonave ku ju pretendoni të kandidoni, a ka partia juaj preferenca se ku mund ta maksimalizoni rezultatin?
Shehi: Ne këtu kemi bërë një marrëveshje me z.Basha, kryetarët e partive do të jenë atje ku janë më popullorë, mua më takon ktu në Tiranë, të tjerët do të jenë gjithsekush ku e kanë maksimumin e kontributit, për pjesën tjetër të listës ku do të jenë do t’i diskutojmë.
Biles ky ka qenë një nga momentete e diskutimeve ku do të jenë të tjerët, si do ta bëjmë listën sa më unitare.
Sot kemi pasur diskutime normale, formale siç bëjnë gjithnjë përpar se të mbërrijmë në vendimet që do të merren besoj nga java që vjen.
Z.Shehu a keni ju një preferencë si do të donit ose si e mendoni që është më e përshtatshme që Partia Demokratike dhe aletatët e saj të futen në zgjedhje me një listë apo me dy lista apo me një listë të miksuar?
Shehi: Puna e listave është përtej meje, është një marrëveshje që ka z.Basha me Partinë e LSI dhe kto do ti gjykojnë vetë me njëri-tjetrin. Ne aletatët e tjerë kemi vendos që te jemi në një listë me Partinë Demokratike.Kjo është formula deri tani dhe besoj se kjo do të qëndrojë deri në fund.