Çarja e rrugës së Borshit duke e kthyer në një aks të pakalueshëm ka bllokuar lëvizjen në të gjithë zonën dhe në një njoftim të fundit të ARRSH-së u bëhet thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes.
Por sipas raportimeve nga Vlora rikonstruksioni i rrugës ka përfunduar në pranverën e vitit të shkuar, ndërsa nga pamjet e siguruara nga Fax News ky aks duket i dalë tërësisht jashtë përdorimit.
Por Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho ka mohuar që rruga e hyrjes së Borshit është rikontruktuar së fundmi duke sqaruar se një vit më parë muri anësor kishte pësuar çedim çka ka sjellë dhe degradimin tërësor pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
“Ky nuk është investim i ri, ka 12 vjet qe është bërë, ka qene në mirëmbajtje. Ne kemi një studim për atë mur që ka pësuar cedim që 1 vit më parë
Nga sasia madhe e reshjeve uji ka depërtuar ne strukturën gjeologjike dhe ka agravuar situatën”, tha Verdho në një komunikim për Fax News.