Në parkun e Safarit disa gorilla të kopshtit zoologjik në San Diego kanë rezultuar të prekur nga virusi covid-19.
Sipas dyshimeve të para mendohet se ato u infektuan nga një punonjës i cili kishte rezultuar pozitiv, por nuk kishte shfaqur simptoma.
Veteranët po monitorojnë nga afër gjendjen e gorillave pasi sipas ekspertëve, gorillat kanë të njëjtat simptoma me njerëzit.
Parku Safari i konfirmoi rastet pozitive përmes mostrave fekale nga gorillat dhe rezultatet nuk përjashtojnë praninë e virusit.
Aktualisht gorlillat po trajtohen me vitamina dhe ushqim, por jo me ndonjë trajtim specifik për virusin.
Por ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi që mund të kenë ndaj virusit. Më parë ekspertët e botës së egër kanë shprehur shqetësimin se efektet mund të jenë të njëjta me njerëzit pasi ata kanë 98.4% të ADN-së së tyre të njëjtë me njerëzit