Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-parkut të autobusave në Tiranë. Mësohet se menjëherë pasi është sinjalizuar policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa raportohet për një të plagosur.
Dëshmitarët në vendngjarje thonë se ka pasur një konflikt mes disa personave, që më pas ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit. Personi i plagosur me armë është bizmesmeni 42-vjeçar Sino Llanaj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë pas një konflikti për çështje pronësie që Llanaj ka pasur me një tjetër biznesmen, Albert Allmuça. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Tiranës.
Gjatë të shtunës që lamë pas Llanaj mbeti i lënduar pas një konflikti fizik, ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka mbetur i plagosur me armë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Llanaj është plagosur me një plumb në këmbë, ndërkohë që ka mbetur i lënduar dhe roja i pallatit që është bërë dhe shkak për sherrin.