Ditën e sotme u zhvillua seanca e parë për dosjen 184 në Dibër, ku ish-zyrtarë të lartë dyshohet se janë përfshirë në shit-blerjen e votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016.
Seanca është shtyrë për në datën 29 Janar dhe shkak për këtë është bërë kërkesa e PD-së për të patur më shumë kohë që të njihet me dosjen. Partisë Demokratike i është dhënë e drejta të përfaqësohet në proces si palë e përfshirë në çështje.
Në një prononcim për media, avokati i Partisë Demokratike, kërkoi më shumë kohë nga gjykata për tu njohur me 19-fashikujt e dosjes.
Gjithashtu ai i qëndroi fort faktit se dosja duhet të rikthehet në SPAK, pasi nuk kemi të bëjmë me një vepër penale në kushtet e bashkëpunimit të thjeshtë, por kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
“Partia Demokratike e konsideron këtë vepër penale si pjesë të një grupi të strukturuyar kriminal dhe jo siç e ka përkufizuar prokuroria e krimeve të rënda dhe prokurorja e përgjithshme Arta Marku. Këtu nuk ka elemente të bashkëpunimit të thjeshtë, këto nuk janë të gjitha elementët e një grupi të strukturuar kriminal. Ne jemi tyë bindur që SPAKU është prokuroria e vetme që mund ta hetojë këtë çështje, dhe gjykatja e vetme eshtë Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Jemi në pritje të fashikujve të tjerë, në atë çka ne kemi shqyrtuar deri tani kemi konstatuar se prokuroria ka vepruar në mënyrë selektive.
Kërkesa jonë për Gjykatën e Dibrës është transferimin e dosjes në SPAK dhe GJKKO.
Nuk ka gjykatë që sado e varur të jetë të mbyllë sytë ndaj një krimi të tillë”, tha avokati i PD-së.
Kujtojmë se listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste.
Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhorancxa, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.
Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.
Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, i akuzuar për kanosje të zgjedhësve gjatë zgjedhjeve lokale 2016.