Gjendja në zonën e Shkodrës pas përmbytjeve të ndodhura ditët e fundit, vijon të jetë e rëndë. Banorët janë të shqetësuar nga kjo gjendje dhe shprehen se ajo pritet të përkeqësohet gjatë fundjavës.
Sipas raportit të përditshëm të Bashkisë së Shkodrës 738 hektarë tokë janë ende në kthetrat e ujit, në zonën e Obotit. Bashkia e Shkodrës thotë së deri tani në zonën e Obotit është e vështirë të kalohet në këmbë për shkak të nivelit të ujit në rritje, dhe duhet të keni mjete të larta të kaloni. Niveli i ujit ka kaluar 15 centimetra.
Mungon furnizimi me ujë të pijshëm, i cili bëhët nga UKSH-ja.
Raporti i plotë i Bashkisë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota maksimale 6.30 m).
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota maksimale 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota maksimale 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 738 Ha
Tokë e pakultivuar 198 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha
Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15 cm.
Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 95 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 100 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A. Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.