Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Open po diskutohet efekti i vaksinës anti-Covid dhe sa e mbron ajo organizmin nga infektimi.
Në debat e sipër janë përplasur ashpër ish-deputeti por njëherazi dhe mjek, Tritan Shehu, dhe shefja e ISHP-së, Silva Bino.
Shehu hodhi akuza se nuk dihet se si vaksina është sjellë në Shqipëri dhe a kanë pasur mbrojtjen e duhur për të ruajtur cilësinë e tyre.
Ai hasi në kundërshti me Silva Binon e cila reagoi ashpër duke i thënë: “Ke harruar mjekësinë, po ja fut komplet kot dhe je në gabim”.
“Po qetësohu fillimisht, se kështu nuk do dëgjohemi, s’po më le të flas, unë nuk thashë që ka efekt anësor vaksina, nuk më ke dëgjuar mirë, se doktoresha nuk i di rregullat e vigjilencës së barnave,” u përgjigj Shehu.