Kalecia ‘Pinky’ Williams, 16-vjeçe filmoi veten duke bërë ‘twerk’, pak minuta përpara se të qëllohej për vdekje.
Ajo ishte duke bërë një video për rrjetin social ‘TikTok’ kur pak minuta më vonë ajo është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Atlanta.
Sipas autoriteteve në momentin që ajo ka fikur kamerën dhe ka shkuar të bëjë dush, një person ka hyrë në dhomën e saj dhe e ka qëlluar me armë.
“Ajo çfarë ka ndodhur pas videos së publikuar në TikTok gjatë orës 12:02 nuk dihet saktë, por ajo është gjetur e vdekur në 12:23”, ka bërë të ditur e ëma e saj April Smith.
Ndërkohë policia ka arrestuar një adoleshen i cili akuzohet për vrasjen, e ndërsa me vete mbante gjithashtu një armë pa leje. Adoleshenti besohet se është vrasësi i 16-vjeçares, pasi dy të rinjtë ishin të vetmit atë natë në hotel./r.g
Discussion about this post