Privatizimi i varrezave të Durrësit mund të jetë tashmë çështje muajsh. Të enjten e 28 janarit, Këshilli Bashkiak miratoi privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së tyre, duke i hapur rrugë nisjes së procedurave tenderuese.
Ditën e djeshme, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua pika 7 e rendit të ditës, që lidhet me privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave të qytetit.
Pavarësisht problematikave që paraqet mirëmbajtja e varrezave të qytetit, ky shërbim deri më tani është ofruar nga Ndërmarrja Komunale. Madje, vlen të theksohet fakti se ky shërbim ka qenë ndër më fitimprurësit për arkën e ndërrmarrjes që regjistron numrin më të madh të punonjësve që ka një drejtori në varësi të bashkisë.
Por kjo nuk është e gjitha ajo që është akoma më paradoksale është fakti se bashkia ka në plan të “investojë” 200 mln lekë të vjetra për rikonstruksionin e varrezave në nje kohë kur pritet hapja e tenderit për kompaninë përfituese të shërbimit dhe mirëmbatjes së varrezave.(F.M/Faxweb.)