Komiteti Teknik i Ekspertëve në një deklaratë të bërë sot për gazetarët tha se në dy javët e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve Covid.
“Këto javë kanë shënuar një rritje të rasteve të infektimeve ditore, ku vetëm tre ditë më parë u sdhënua dhe numri më i lartë ditor që prej fillimit të pandemisë”, tha Rakacolli, ndërkohë që Silva Bino foli për rritje rastesh përtej tavanit të konsideruar shqetësues nga vendet e BE-së.
Silva Bino tha se në ditët e fundit është vënë re se ka një shtim të rasteve në bashkitë e vogla, ku numrin kryesor të infektimeve në raport me banorët në dy javët e fundit e mban Saranda.
“Ka pasur 209 raste për 100 mijë banorë, është një rritje e rendësishme, pasi deri para një jave ishte nën 200. Kjo është një rritje pak mbi tavanin, është vënë re dhe një rritje e incidencës dy javore, duke marrë paraysh dhe periudhën sa zgjat virusi, i bie më shumë se 370 raste për 100 mijë banorë, nuk kemi vetëm rritje të infektimeve, por edhe të numrit të shtrimeve në spitaleve dhe vdekjeve.
Rritja kryesore e rasteve është në Sarandë, në Fier dhe në Durrës. Grupmosha ka një tendencë të rritet në moshat e reja“, u shpreh Bino.