13:26 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

VOA: Rekord infektimesh në javën e fundit të janarit në Shqipëri

08:45 | 02/02/2021
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zëri i Amerikës” bën bilancin: Java më e keqe në Shqipëri nga Covid-19, 112 viktima e 5501 raste të reja

Java e fundit e muajit shkurt rregjistroi numrin më të lartë të rasteve me COVID 19, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, në muajin mars të vitit të kaluar, ndërsa dhe viktimat u rritën ndjeshëm, krahasuar me javën pararendëse (19-25 Janar). Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se numri i të prekurve arriti rekordin e 6180 të infektuarve, duke u rritur me 27.9 përqind, ndërkohë që testimet gjithashtu u rritën, (24.737 tamponë) por me një ritëm më të ulët, ose 16.7 përqind më shumë se një javë më parë.

Gjatë javës së shkuar u shënua dhe rekordi ditor me 901 raste, të deklaruara ditën e shtunë, me 30 Janar. Ndërsa në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë “janë kryer 2960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 865 qytetarë”. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar thuajse në të gjithë vendin, duke përfshirë 43 bashki: 421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, dhe nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.

Përkeqësimin e situatës e konfirmon dhe rritja e pozitivitetit me 2.2 pikë përqindje krahasuar me javën pararendëse, duke u ngjitur në një mesatare javore prej 24.9 përqind. Pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe testimeve) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Po ashtu dëshmi e rëndimit progresiv të pandemisë, është dhe rritja e të shtruarve në spitale veçanërisht në dy ditët e fundit. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, deri pasditen e së hënës “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”. Në fund të javës së shkuar në spitalet COVID kishte vetëm 282 pacientë.

Gjatë javës së fundit të Janarit, edhe numri i viktimave pësoi një rritje prej 60.4 përqind. Në total janë 69 persona të cilët kanë humbur jetën në spitalet COVID. Vetëm në 24 orët e fundit, u njoftuan 13 vdekje: 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç.

Ky është dhe numri më i lartë i vdekjeve i regjistruar përgjatë gjithë muajit Janar, ku situata erdhi duke u rënduar në ditët e fundit. Megjithatë, krahasuar me dhjetorin, totali i jetëve të humbura është ndjeshëm më i ulët, me 207 viktima, kundrejt 364 të rregjistruar në fund të vitit të shkuar.

Nga ana tjetër, rastet e reja në Janar, u rritën vetëm me 2.8 përqind, duke kapur një total mujor prej 20.269 të prekurish, falë niveleve të ulta të infektimeve, kryesisht në gjysmën e parë të muajit. Testimet në ndërkohë u rritën me 34 përqind. Për pasojë, mesatarja mujore e pozitivitetit ishte 20.9 përqind, nga 27.3 përqind në muajin Dhjetor./VOA

Etiketa: shqiperi
Pas

BE-ja paralajmëroi Kosovën për hapjen e ambasadës në Jerusalem, reagon Vlora Çitaku: Hipokrizia ka emër

Para

Transferimi i Sadikut në Bolivi, zbulohet paga marramendëse me shumë zero e lojtarit kuqezi

Para
Lajm i keq për Kombëtare shqiptare të futbollit: Armando Sadiku është dëmtuar rëndë (Foto)

Transferimi i Sadikut në Bolivi, zbulohet paga marramendëse me shumë zero e lojtarit kuqezi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.