Ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano në një intervistë në Opinion tregoi përfshirjen e Edi Ramës në politikë. Nano theksoi se postin e ministrit të Kulturës ia kishte dhënë Luan Ramës në prill të 98-ës pak momente se Edi Rama ti shkonte në zyrë dhe ti pranonte ftesën e bërë më parë kryeministri për këtë post.
Ndër të tjera ish-kryeministri thotë se ishte një koincidencë pasi aty filloi rrugëtimi tij në politikë ndërsa shton se Rama si Kryeministër është maturuar pasi mban përgjegjësi për vendimmarrjen e shumicës së njerëzve
Pjesë nga biseda:
Nano: Nuk e kishte vullneti për t’iu referuar politikës, me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij
Fevziu :Ju ja përsëritët prap ftesën?
Nano: Jo erdhi në zyrë time, erdhi pasi ishte varrosur Kristaqi atë ditë a të nesërmen dhe erdhi për koincidencë në momentin që unë po mbyllja qeverinë e prillit të 98-së?
Fevziu: Ndryshimet qeveritare në qeveri
Nano: Për koincidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e ngarkuar si ministër të kulturës
Fevziu: Pra larguat Arta Daden dhe kishit emëruar Luan Ramën si ministër të Kulturës
Nano: Ekzakt
Favziu: Dhe në këtë kohë hyri Edi Rama
Nano: Pra doli një Ramë dhe hyri një Ramë. Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim për çfarë interesi kishte Rama që hyri, dhe Rama thotë jam gati të hyj ministër kulture.
Fevzoi: Atëherë ju kthyet Ramën e parë dhe njëherë dhe i thatë që…
Nano: Lajmërova sekretaren kape Luanin mos e lër të iki. E takova në paradhomë Ramën Luanin dhe i them do të jetë për njëherë tjetër, më lërë tani të zbatoj një projekt më ambicioz se ky që kisha. U ktheva brenda dhe i thashë dakord ministër Kulture dhe këtu filloi rrugëtimi i gjatë dhe i pandërprerë i Ramës në politikë.
Fevziu: Jeni penduar për këtë?
Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vetë, Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë, pra nuk mund ta gjykojmë për periudhën e ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë si kryetar brashkie, do ta gjykojmë si kryetar i opozitës gjithashtu dhe si kryeministër me dy mandate.
Fevziu: Si e gjykoni si Kryeministër?
Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e kryeministrit dhe në detyrën e kryeministrit. Sepse detyra e kryeministrit është e tillë, kur e bën me seriozitet të maturon të bën të ndjehesh deri në pore përgjegjësinë e vendimmarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.
Fevziu: Ka shumë akuza që thonë nuk respekton ligjin, ka shumë akuza për korrupsion për marrëdhënie me oligarkët siç quhen.
Nano: Rama ka një ekip që i filtron përputhjen me ligjin të vendimeve që merr që nuk mund të bëhet më i mirë sot, kështu që edhe sikur Rama të japi urdhra nga ato të fillimit, pra që nuk e njihte legjislacioni etj etj.. nuk e lë ekipi ta bëjë këtë gjë.
(E.G/Faxweb.al)