Dy shqiptarë pasi janë arrestuar për 55 vjedhje janë zotuar se do të dëmshpërblejnë të grabiturit. Për këtë gjest ‘fisnik’ gjyqtari italian Andrea Rat iu uli dënimin nga 10 vjet e 8 muaj në 5 vjet e 8 muaj.
Dy hajdutët shqiptarë janë Mario Kishta, 21 vjeç, banues në Gussola në zonën e Kremones (i dënuar me 5 vite e 8 muaj) – do të mbetet në arrest shtëpiak pavarësisht se gjykata ka vendosur që ai mund të vazhdojë të shkojë në punë pikërisht sepse synon që të paguajë ‘viktimat’ dhe i dyti, Isuf Fisti, 32-vjeçar i pastrehë (i dënuar me 5 vite e 2 muaj) do të mbetet në burg sepse ai ende duhej të vuante 5 vjet për një dënim të mëparshëm për vjedhje të dhënë nga gjykata e Treviso.
Të dy shqiptarët që janë mbrojtur nga avokati Federico De Belvis, ishin anëtarët e të ashtuquajturës ‘Banda e Krishtlindjeve’, të akuzuar për vjedhje të rënda pasi u arrestuan për bastisjen e shtëpive në Reggio, Rubiera, Montecchio, Bibbiano, Cavriago dhe Viadana (në Mantua) gjatë periudhës së Krishtlindjes 2019 , midis 17 dhjetorit dhe 20 shkurtir 2020.
Në banesën e tyre policia kishte gjetur bizhuteri, para, mjete vjedhjeje, veshje për maskim dhe një pistoletë.
Të dy hajdutët mësohet të kenë thënë në sallën e gjyqit : Ne duam të paguajmë dëmet për të grabiturit, brenda kufijve të mundësive tona.
Kista ishte i rregullt në Itali dhe dikur kishte pasur një punë në industrinë e ndërtimit. “Që kur e humba, kam filluar të vjedh. Por tani unë dua të ndryshoj jetën time, “i tha ai gjykatësit.
Duke parë disa nga donacionet e tyre të parave për ‘viktimat’ (përfshirë një qytetar të grabitur Reggio, e vetmja palë civile që u ngrit në procedurë, e ndihmuar nga avokati Celestina Tinelli) përveç mallrave të vjedhura të konfiskuara dhe më pas të kthyera tek pronarët legjitimë – u aplikua më shumë se një e treta e ‘zbritjes’ së dënimit, e parashikuar nga procedura e shkurtuar e dhënë, në lidhje me kërkesën e prokurorit, duke njohur rrethanat e përgjithshme lehtësuese pikërisht për angazhimin që treguan për të kompensuar ata që grabitën.
(R.G/Faxweb)