Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi është shprehur se mutacionet mund të nxjerrin jashtë loje vaksinën kundër virusit.
Sipas Abazit mënyra më e mirë për të ‘zhdukur’ Covid-19 është vaksinimi i të gjithë popullsisë së globit, pasi kjo është e vetmja mënyrë që të ndalojë zhvillimin e mutacioneve të tij.
“Deri më tani janë identifikuar tre viariante, mirëpo mendoj se kjo mund të ndodhë përsëri nëse nuk vihet në kontroll pandemia. Nëse virusi vazhdon të multifikohet. Deri më tani mutacionet e paraqitura janë të prekshëm nga vaksinat mirëpo nëse virusi nuk bie në kontroll mund të ndodhë paraqitja e një varianti që nuk është i rezistueshëm ndaj vaksinave. Deri tani nuk ka ndodhur por teoritikisht është e mundur”, u shpreh mjeku.
Përsa i përket kthimit në normalitet, ai tha për abc, se deri nga fundi i verës e gjithë popullsia mund të jetë vaksinuar dhe pas kësaj dalëngadalë do të rikthehemi në aktivitetet normale.
“Nga fundi i verës një pjesë më e madhe e popullisë mund të vaksinohet dhe atëherë dalë nga dalë do të kemi rikthim në aktivitetet normale.”, përfundoi ai.
(R.G/Faxweb)