Partia Demokratike e Durrësit ka kallzuar në KQZ bashkinë e këtij qyteti, për shkak se i ka dhënë mirëmbajtjen e varrezave një subjekti privat. Sipas kreut të PD-së në Durrës Ferdinant Xhaferraj kjo është jashtë ligjit, pasi kodi zgjedhor i ndalon bashkitë që para zgjedhjeve të propozojnë apo miratojnë akte nënligjore që tjetërsojnë pasurinë publike.
Kallëzimi i plotë të PD:
Partia Demokratike Dega Durres ka konstatuar se fundmi se Bashkia Durres ka shkelur nenin 91, pika 4, te Kodit Zgjedhor si dhe parashikimet e Vendimit Nr. 9 te Komisionit Rregullator prane KQZ-se.
Konkretisht pak dite me pare Bashkia Durres ka paraqitur per miratim prane Keshillit Bashkiak, Projekt Vendimin me objekt “Per ndryshimin dhe shtesa ne VKB nr. 599, dt. 11/03/2019 te Keshillit Bashkiak, “Per miratimin e perdorimit te fondit vjetor prej 8.800.000 leke per prokurimin e sipermarrjes private te sherbimit te mirmbajtjes dhe ruajtjes se varrezave publike te qytetit te Durresit”.
Ky Vendim eshte tashme miratuar nga Keshilli Bashkiak Durres.
Nepermjet ketij vendimi, Keshilli Bashkiak autorizon administraten e Bashkise Durres te vijoj me prokurimin e fondit limit prej 37.600.000 leke per cdo vit kalendarik.
Nje sherbim i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Nga teksti i vendimit mund te konkludohet edhe me qarte ne lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana jone. Vendimi percakton kritere financiare, organizative, direkt te ekzekutueshme per administraten e Bashkise Durres.
Neni 91/4 i K.Z. ndalon “propozimin” dhe/ose “miratimin” e cdo akti ligjor ose nenligjor, qe mund te sherbeje si mjet per dhenien e nje pasurie publike.
Sa siper, kerkojme nga ana e KQZ shqyrtimin e ketij kallezimi sipas parashikimeve ligjore.
PARTIA DEMOKRATIKE, DEGA DURRES, Ferdinant Xhaferaj, Kryetar Durres, me 02/02/2021
Privatizimi i varrezave të Durrësit mund të jetë tashmë çështje muajsh. Të enjten e 28 janarit, Këshilli Bashkiak miratoi privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së tyre, duke i hapur rrugë nisjes së procedurave tenderuese.
Pavarësisht problematikave që paraqet mirëmbajtja e varrezave të qytetit, ky shërbim deri më tani është ofruar nga Ndërmarrja Komunale. Madje, vlen të theksohet fakti se ky shërbim ka qenë ndër më fitimprurësit për arkën e ndërrmarrjes që regjistron numrin më të madh të punonjësve që ka një drejtori në varësi të bashkisë.
Por kjo nuk është e gjitha ajo që është akoma më paradoksale është fakti se bashkia ka në plan të “investojë” 200 mln lekë të vjetra për rikonstruksionin e varrezave në nje kohë kur pritet hapja e tenderit për kompaninë përfituese të shërbimit dhe mirëmbatjes së varrezave. (LEXO EDHE KETU)
(E.K/Faxweb.al)