Mbrëmjen e djeshme në një nga lokalet e Prishtinës, ka ndodhur një ngjarje e cila ka përfunduar në konflikt fizik mes personave që ndodheshin aty.
Mediat raportuan se një sherr ka ndodhur mes tre vajzash që u përfshinë në një përleshje fizike.
Sharje, kapje nga flokët dhe goditje me sendet që gjendeshin aty shihen të jenë përdorur nga vajzat që ishin pjesë e sherrit të ndodhur.
Klientët e tjerë janë futur gjatë kohës së sherrit që ti ndanin vajzat që të mos agravohej më shumë situata.