Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot kërkesën e 10 partive politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Po ashtu KQZ ka miratuar dhe nisjen e procedurave për të mbledhur firmat për garimin e dy deputetëve të pavarur në zgjedhje.
Partitë e regjistruara janë: Lëvizja për Ndryshim, Lëvizja Demokratike Shqiptare, Ora e Shqipërisë, Aleanca Demokratike Shqiptare, Bindja Demokratike, Lëvizja e Legalitetit, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë.
Po ashtu është pranuar kërkesa për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Pal Shkambi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
Është votuar pro po ashtu dhe kërkesa për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Plarent Aleksi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Berat, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
(E.K/Faxweb.al)