Pelivan Sinarrapaj, 57-vjeçari i cili u rrah brutalisht nga shokët e tij pas një sherri për arsye banale ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.
Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por pas 9 ditësh nuk ia doli dot t’i mbijetonte palgëve të marra.
Si ndodhi ngjarja?
Kujtojmë se në datën 29 janar Pelivan Sinanrrapaj së bashku me 3 shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç ishin ulur në një lokal në Ballsh, ku u çuan të dehur për aty.
Konflikti ndodhi për arsye politike, ku Sinarrapaj në një moment gjatë rrugës që po kryenin sëbashku, filloi të shprehej se ishte mirënjohës ndaj bashkisë pasi i punësoi gruan.
Kjo bëri që ai të rrihej brutalisht dhe të lihej në mes të rrugës në gjendje të rëndë nga shokët e tij.
Pelivan Sinanrrapaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërkohë policia arrestoi autorët një ditë më pas, ndërsa gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi.