Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.
Bëhet me dije se 60-vjeçari i identifikuar me inicialet Sh.J është gjetur i pajetë rreth orës 12:00 në banesën e tij. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk është gjetur shenja dhunë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:01, në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur me litarë në banesën e tij shtetasi Sh.J., 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes