Sergio Ramos me shumë gjasa do të largohet nga Reali i Madridit këtë verë, pasi deri më tani ka refuzuar dy oferta rinovimi, shkruan Daily Mail.
Kapiteni 34 vjeçar, i cili ka luajtur mbi 15 vjet me madrilenët, me shumë mundësi po planifikon lëvizjen e tij në një klub tjetër të rëndësishëm europian.
Sipas raportimeve, spanjolli ka refuzuar një zgjatje me 2 vite të tjera të kontratës, e cila përfshinte një reduktim page në masën 10% për shkak të krizës së pandemisë.
Sergio Ramos ka marrë rolin e liderit të Realit të Madridit qysh se Cristiano Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2018, duke marrë në dorë dhe gjuajten e penalltive për ekipin e tij.
(E.H/Faxweb.al)