Ditën e sotme vajza e një pacienti të infektuar me koronavirus, ka akuzuar publikisht përmes mediave se babait të saj i kanë humbur sendet personale, gjatë kohës që ai është transferuar nga spitali COVID 1, te COVID 3.
Qytetarja u shpreh se sendet që mungojnë janë një unazë dhe portofoli, që sipas saj ka pasur para brenda.
Në lidhje me këtë akuzë të rëndë ka reaguar dhe QSUT, përmes një njoftimi për publikun. Në njoftim thuhet se të gjitha sendet me vlerë të pacientit janë ruajtur në vendin e paracaktuar në Urgjencë sipas proces verbalit dhe më ps është bërë transferimi i tij në dhomë.
Në momentin që është kërkuar tërheqja e sendeve të babait nga zonja që ka bërë denoncimin është bërë dhe dhënia e sendeve personale sipas procesverbalit të firmosur nga vetë ajo thuhet në njoftimin e QSUT-së.
“Njoftojmë qytetarët se pranë Drejtorisë Qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndodhet Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, ku ata mund të drejtohen për çdo paqartësi dhe ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm”, e mbyll reagimin QSUT.
Reagimi i QSUT-së: Pershendetje te nderuar,
Me poshte nje sqarim per mediat lidhur me intervisten e dhene sot nga nje zonje qe pretendonte se i ishin vjedhur sendet e babait.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të akuzave të hedhura nga një zonjë sot në oborrin e spitalit, mbi sendet personale të të atit, dëshiron të sqarojë publikun si vijon:
Pacienti R. V është paraqitur në Urgjencën e Shërbimit Infektiv më dt 14 Shkurt 2021 në orën 12:45 dhe regjistruar në regjistër me nr 990.
Në Urgjencë, në zbatim të Urdhrit nr. 44 pacientit i hiqen të gjitha sendet me vlerë dhe ruhen në vendin e paracaktuar në Urgjencë sipas proces verbalit dhe transferohet në pavion në kat 3.
Në dt 15 Shkurt 2021, në orën 17:23 në zbatim të urdhrit për transferim sipas listës respektive referuar nga Shefja e Sherbimit, pacienti R. V transferohet nga kati 3 i Shërbimit Infektiv-Njësia Covid 1 për në Njësinë Covid 3 -Zona B (shtrimi nr 14 në listën e transferimeve).
Në pavion dorëzohet me proces verbalin përkatës.
Sot më dt 16 shkurt 2021 paraqitet një zonjë e cila prezantohet si e bija e pacientit për tërhequr sendet personale.
Kryeinfermierja i kërkon kartën e identitetit të cilën nuk e kishte me vete. Zonja në fjalë rikthehet e pajisur me kartë identiteti dhe paraqitet tek Kryeinfermierja e Urgjencës Infektiv e cila i dorezon sendet personale të dëshmuara dhe në procesverbalin e firmosur nga vetë ajo.
Njoftojmë qytetarët se pranë Drejtorisë Qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndodhet Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, ku ata mund të drejtohen për çdo paqartësi dhe ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm.