Një polic 24-vjeçar u plagos rëndë gjatë protestave të dhunshme në Nea Smyrni të martën pasdite.
Pamjet e rrahjes brutale ndaj oficerit janë të rënda, pasi i riu është qëlluar në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ndërsa ai vetë ka thënë: “Jam mirë do të duroj”, shkruan Protothema.
24-vjeçari është me origjinë nga Serres dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak 401, shkruajnë mediat greke, duke theksuar se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Mbrëmjen e djeshme Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme. Marshimi ka nisur në Nea Smyrni, si revoltë kundër dhunës policore, ndërsa përplasjet fizike kanë qenë të forta.
(E.H/Faxweb.al)