Dy vëllezër shqiptarë të cilët ishin arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, janë lënë në burgim nga Gjykata e Pavias.
Dy vëllezërit u arrestuan gjatë një operacioni të quajtur ‘Delivery boy’, i cili u krye vitin e kaluar nga policët në Pavia.
Ata kishin filluar një veprimtari të gjerë dhe të paligjshme në qendër të Pavia. Dënimi parashikon 3 vjet e 4 muaj burgim për O. D, 27-vjeç, dhe 2 vjet e 6 muaj burgim për F. D, 30-vjeç.
Ky i fundit, me aftësi të kufizuara për shkak të një dëmtimi, ishte duke shitur lëndë në një karrocë, ndërsa vëllai i tij përdori një biçikletë për të lëvizur shpejt, të dy menduan që të mos ngjallnin dyshime.
Kërkimet nga policia çuan në zbulimin e 3,990 euro, para të fituara nga shitja e kokainës, si dhe dy telefona që u përdorën për kontakte me klientët.
(R.G/Faxweb.al)