Ish-ylli i Milanit, Robinho është dënuar me nëntë vjet burg për rolin e tij në një përdhunim në grup.
Robinho, 37 vjeç, u akuzua për përdhunimin e një gruaje në të 20-at e saj në një klub nate italian në vitin 2013.
Ai u shpall fillimisht fajtor në 2017 para se të dënohej në dhjetor të vitit të kaluar. Futbollisti zgjodhi të apelojë vendimin, i cili u la në fuqi tashmë nga Gjykata e Apelit të Milanos.
Detaje të reja janë shfaqur që në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se Robinho dhe përfaqësuesit e tij ‘u përpoqën të mashtronin hetuesit’ duke dhënë detaje të ndryshme mbi “faktet e rëna dakord më parë”, sipas Globo.
Gjykata e Apelit gjithashtu shtoi se Robinho poshtëroi dhe turpëroi gruan.
(E.H/Faxweb.al)