Më 16 mars do të mbahet në Athinë raundi i 62-të i bisedimeve midis Greqisë dhe Turqisë. Data u zyrtarizua nga ministria e Jashtme greke.
Gjithashtu një ditë pas bisedimeve do të ketë një tjetër takim mes sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë Themistoklis Demiris me zëvendës Ministrin e Jashtëm turk dhe Ambasadorin Sedat Onal në Athinë.
Raundi i 61-të për konfliktin detar u zhvillua në fund të janarit në Stamboll, me kontaktet që përmbanin më shumë një mesazh politik sesa ndonjë përparim konkret. Tensionet mes dy vendeve vijojnë, pasi Turqia përsëri akuzon Greqinë për “provokime”.
(E.H/Faxweb.al)