Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News se pasi ka kryer vrasjen, 24-vjeçari Ernejt Shyti pasi ekzekutoi Sofinë ka bërë një inskenim duke çaluar, për ti shpëtuar kamerave të sigurisë. Por pas konsultimit me hetues anglezë, grupi hetimor ka dalë në përfundim se ky gjest i autorit ka qenë i inskenuar, në mënyrë që të vononte identifikimi i tij.
Ekspertiza e provave të gjetura në vendngjarje mësohet se është bërë në Britaninë e Madhe për të pasur edhe një rezultat më të saktë të ADN-së.
Ndërkohë Leonar Xhixha ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.
Sipas kqyrjes të telefonit që kanë bërë ekspertët, vrasësi njoftohet me mesazh në messenger, ku i shkruajnë “Duro vlla se s’ka dalë akoma” dhe më pas i shkruajnë “Doli”. Teksa viktima kalon në vijat e bardha, në një moment përballet me vrasësin e dyshuar, i cili bën njohjen përmes fotografisë dhe i shkon pas për ta qëlluar.
Më pas, vrasësi hodhi rrobat dhe mori me urgjencë një taksi duke i kërkuar shoferit që të shpejtonte se kishte punë. Taksinë e mori poshtë Ministrisë së Jashtme dhe i kërkoi që ta çonte deri tek terminali i ekonomikut. Brenda kishte dy çanta dhe i kishte thënë taksistit: “Të lutem gjej rrugën më të shkurtër pasi jam vonë”. Në dëshminë e tij, taksisti thotë se i bëri përshyypje fakti që e mbylli derën me bërryl, jo me dorë.
Ndërsa gjatë rrugës, taksisti e kishte pyetur se me çfarë merrej. Ai iu përgjigj se merrej me servil kompjuterësh dhe i kishte shtuar se nëse nuk i dilte gjë, do të ikte jashtë. Në dëshminë e nënës, thuhet se Shyti lëvizte me patinë, por një ditë shkoi në shtëpi me biçikletë dhe tha se e kishte ndërruar me një shok.
Grupi i hetimit shpreson që të marrë në statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Skënder Vathin, i cili dyshohet se është kontaktuar për vrasjen e Behar Sofisë, krim që ndodhi më 25 shkurt.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të katër personat e dyshuar, që u vunë në pranga në sajë të dëshmisë së dhënë nga 24-vjeçari Shyti.
(E.K/Faxweb.al)