Kandidati i parë në listën e LSI-së në zonën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se shpirtin e ka akoma te ish-partia e tij, PS-ja, por jo te Rilindja.
Përgjigja e tij ka ardhur teksa është pyetur në emisionin “Zonë e Lirë”, se përse Kryeministri Edi Rama, ka larguar nga Partia disa politikanë.
Sipas Tavos, kryeministri Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet e ka nisur me largimin e socialistëve, duke filluar me të parin Fatos Nanon.
Pjesë nga Biseda:
Pyetje: Ti që e njef mirë Partinë Socialiste, ke qenë prej vitesh…
Tavo: Dhe akoma shpirtin e kam te PArtia Socialiste dhe jot e Rilindja
Pyetje: Përse Ramsi largoi të vjetrit nga lista e PS-së?
Tavo: Ndër vite ka filluar që t’i largoj që kur erdhi në pushtet. Që prej Fatos Nanon të parin, Ramsi ka larguar ndër vite socialistët.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post