Bashkimi Evropian aktualisht nuk është në gjendje të dhurojë vaksina të coronavirusit në vendet e varfra, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ekziston një presion i madh mbi vendet anëtare për të blerë vaksina për veten e tyre”, tha von der Leyen.
Por, kreu i KE-së theksoi mbështetjen financiare të BE-së për iniciativën COVAX dhe përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për t’u siguruar vendeve të varfëra qasje te vaksinat, raporton dw.
“BE-ja ka investuar 2.2 miliardë euro në këtë iniciativë. COVAX tashmë ka shpërndarë 30 milionë doza në 52 vende”, tha ajo.
Mekanizmi që lejon bllokun të ndajë drejtpërdrejt vaksinat me vendet e tjera nuk do të fillojë “derisa të kemi një situatë më të mirë prodhimi në BE”, deklaroi kreu i Komisionit.
Von der Leyen mbrojti me zë të lartë sigurimin e vaksinave për njerëzit në të gjithë botën që në pranverën e vitit 2020.