Autoriteti rrugor shqiptar përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar qytetarët në lidhje me situatën e qarkullimit rrugor në verilindje të vendit.
Në njoftim këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në aksin Qafë Thanë-Qafë Plloçë, duke reduktuar shpejtësinë dhe duke kaluar me goma dimri ose zinxhirë.
Kantraktorët sipas ARRSH ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e aksit rrugor dhe shpërndarjen e kripës.
Njoftimi i plotë: Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Thanë-Qafë Plloçë. Kontraktorët kanë qenë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.