Shqipëria ka marrë partinë e parë të vaksinës ruse Sputnik.
Dërgesa prej 10 mijë dozash është pritur në aeroportin ‘Nën Tereza” nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Ndërtimit Arben Ahmetaj. Sipas 2 të emëruarve nga kreu i shtetit për të negociuar me shtetet e tjera për sigurimin e vaksinës anticovid, kjo sasi është dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
Ndërkohë vetë kryeministri Rama, i cili kësaj radhe nuk ka dalë ti presë vetë vaksinat pasi ndodhet në Francë ku ka një takim me presidentin francez Macron ka lajmëruar në Facebookun e tij se kjo dërgesë do të pasohet dhe nga shumë të tjera të cilat do të bëjnë që të shohim dritën në fund të tunelit.
“Aeroporti Nënë Tereza – Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed?????
Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan Rama në Facebook.
Vetëm pak javë më parë Rama refuzoi ‘dorën e shtrirë’ nga ambasada ruse në Tiranë për të ndihmuar shqiptarët me vaksinën Sputnik V. Kjo deklaratë u komentua gjerësit për shkak të një komenti të ambasadës në një postim të Endri Fugës, drejtorit të komunikimit të Ramës.
“Ky është provokim qesharak nga një shtet serioz. S’mund të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë. Nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve“, tha asokohe Rama i cili u betua se populli i tij do të vaksinohej vetëm me prodhime evropiane apo amerikane.