Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka bërë thirrje para disa ditësh që të gjithë liderët politikë duhet të reagojnë siç bëri PD-ja kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.
I pyetur mbrëmjen e sotme në Opinion mbi këtë çëshjte, kryeministri Edi Rama ka mohuar se thirrja e Yuri Kim i drejtohet atij dhe Partisë Socialiste.
Sipas kryeministrit, qëndrimi i tij për Tom Doshit nuk ndryshon fare nga qëndrimi i Ambasadores në lidhje me këtë çështje.
Gjithsesi, kryeministri Rama gjeti rastin të sulmonte dhe kundërshtarët e tij, duke u shprehur se Tom Doshi është ëngjëllë po ta krahasojmë me Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
“Përgjigjen time e ka dhënë Endri Fuga për Zerin e Amerikës dje. Atë përgjgije kam dhe unë. Vetë ambasadorja më parë ka publikuar atë që unë i kamë thënë. Unë dhe në kemi ndërkohë një target më të gjërë sesa individi që po flasim. Ne duhet të merremi me Saliun, me Ilirin dhe Monikën, që përpara të cilëve Tom Doshi është ëngjëll. Për sa i përket Doshit, unë nuk kam asnjë dallim nga mendimi i ambasadores. Në raport me ata që thashë, ky është ëngjëll.
Nëse Doshi është përcaktuar nga US për korrupsion, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre. Ne nuk jemi aleat dhe as nuk do të jemi aleatë. Unë e kuptoj shumë mirë që SHBA nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Monikën, Ilir, Saliun. Unë nuk kam asnjë lidhje me ata dhe asnjë lidhje me korrupsionin. Unë e mirëkuptoj që ambasadorja nuk mundet t’i rreshtoje dhe ata tjerët, sepse njëri është president, tjetri është gruaja e presidentit. Unë kam problem Saliun, Ilir, Monikën. Kështu që përsa i përket Tomës, nuk i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja,” deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)