Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me operatorët turistik në Durrës, ku foli për vaksinimin dhe lehtësimin e masave gjatë sezonit veror.
Rama u parashtroi operatorëve turistik tre premtime që sipas tij do të ndihmojnë gjatë sezonit turistik, ndërsa gjithashtu përmendi dhe vaksinimin e popullsisë.
“Besoj që sot realisht mund të buzëqeshni sepse me sigurimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave, që na japin mundësinë të nisim vaksinimin intensiv ne faktikisht vëmë një bazë të arsyeshme për të pasur sezon turistik më të lehtë. Ne kemi mësuar nga sezoni i shkuar që ishte jashtëzakonisht sfidues prej pandemisë.
Në radhë të parë do sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë i hapur në radhë të dytë të bëjmë gjithçka që na takon në aspektin e kornizës së aktivitetit turistik që të gjithë të keni sa më pak shtrëngesa.
Së treta duke pasur mundësinë që të bëjmë një vaksinim intensiv. Duke pasur parasysh mundësinë që të bëjmë një vaksinim masiv, me synimin që brenda qershorit, deri në fund të majit të kemi vaksinuar gjysmë milion qytetarë.”
(R.G/Faxweb.al)