Deputeti Selami Jenisheri, i cili është edhe kryetari i Partisë së Pensionistëve, ka rënë pre e një kamera të fshehtë nga emisioni Fiks Fare.
Ai është filmuar duke bërë pazar me një gazetare, të cilën e fton që të kandidojë për deputete me partinë e tij, duke i premtuar se në 4 vite do të fitonte 120 milionë lekë.
“Kam qejf të të kem shoqe që të bisedojmë bashkë për gjërat që nuk kemi interes bashkë ta marrë vesh dikush”, dëgjohet të thotë Jenisheri teksa i bën ofertën gazetares të bëhet pjesë e listës së partisë të tij të kandidatëve.
Jenisheri e regjistron gazetaren dhe shoqen e saj në listat e partisë së tij, duke i marrë edhe në selinë e Kuvendit për të plotësuar formularët.