Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Open iu rikthye deklaratave të bëra në lidhje me sjelljen e punëtorëve të huaj nga Bangladeshi. Rama u shpreh se nuk jetojmë në burgun e Enver Hoxhës dhe ardhja e punëtorëve të huaj është diçka normale.
Kryeministri theksoi se punëtorët e huaj që do të vijnë në Shqipëri nuk janë refugjatë por punëtorë të specializuar që i kërkon tregu i punës.
“E para e punës njëherë kjo është nxjerrje nga konteksti. Po mungohem ta shpjegoj. Ne nuk jetojmë në burgun e Enver Hoxhës. Puntorët e huaj nuk është ndonjë gjë e pandodhur. Ne kemi një fat shumë të madh që jemi në qëndër të Evropës. Kemi shumë afër Italinë si fuqinë e 5-të më të madhe ekonomike në botë, kemi Gjermaninë që është lokomotiva e botës.
Ky zotëria në video i paguan punëtorët 400 mijë lekë, 100 mijë lekë më shumë se paga minimale. Po të marrim Turqinë paga minimale është 400 dollarë. Ata punëtorët turq që ngritën spitalin Rajonal të Fierit marrin pak më shumë se janë jashtyë shtetit, porn ë Turqi një punëtor fiton 400 dollarë
Nuk i vendos unë pagat, pagat minimale vvendosen në raport me popullsinë. Po ta vendosim pagën 600 euro ikin të gjitha kompanitë nga këtu.
Ju më citoni Ditmir Bushatin, ku merr vesh Ditmir Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare. Bëjmë muhabet serioz tani, ku kupton Ditmir Bushati nga këto gjëra, më mirë flasim me këta që janë këtu në studio.
Pjesa e punëtorëve të huaj nuk është vetëm tek këta por tek të gjitha fushat përfshirë dhe turizmin. Sjellja e punëtorëve të huaj nuk do të thotë të sjellim refugjatë port ë vijnë punëtorë të specializuar në bazë të kompanive të punësimit dhe kërkesave të tregut”, tha Rama.